Subscribe

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur këtë të hënë në një takim në Tiranë homologun e tij sllovak, Miroslav Lajčák.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar ndjeshëm dhe se ka marrë mbëhstetjen për hapjen e negociatave.

 

Por gjatë fjalës së mbajtur, Cakaj nuk kurseu as mesazhet në drejtim të opozitës.  Ai tha se dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk I kontribuon nevojave të Shqipërisë.

 

“Axhenda do të vazhdoj pa asnjë diskutim përkundër dhunës që po bën opozita. Zgjedhjet me 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Kalendarët do të respektohen. Dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk i kontribuon nevojave të Shqipërisë për hapjen e negociatave”

 

Nga ana tjetër Lajčák deklaroi se institucionet e forta me një Parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

 

Ai nxiti aktorët politik që të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

 

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor. Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve. Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *