Një aksident automobilistik u regjistrua në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se në këtë aksident u përfshinë 3 automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë ka dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të treja mjetet kanë qënë duke lëvizur në të njëjtin drejtim, nga Pogradeci drejt Qafë-Thanës. Paraprakisht dyshohet se mos mbajta e distancës së duhur midis mjeteve dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak i këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *