Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti që percakton përballjet e skuadrave në raundin e tretë të ligës së Europës. Gjashtë ekipet shqiptare kane njohur kundërshtaret qe do të kenë përballë nëse ia dalin të kualifikohen në turin e dytë.
Kukësi në rast se do të bëjë mrekullinë përballë gjermanëve të Volfsburg, do të përballet në shtëpi me Desnën, ekip ukrainas.
Laçi, i cili ka më shumë shanse për tu kualifikuar më tej ndaj Hapoel ber Sheva pret në shtëpi fituesen e çiftit Colerein-Motherwell.
Ndërsa Teuta e cila luan me Granadan e Spanjës , do të gjej në raundin tjetër fituesen e çiftit Lokomotiva e Tbilisit- Dinamo e Moskës.
Sa i përket skuadrave shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë ajo që bië në sy është Shkëndija e Tetovës që do t’i duhet të kalojë fillimisht botoshanin, për tu përballur më pas me anglezët e Totenhem.