Subscribe

Prokuroria e posacme ka shpallur këtë të hënë pretencën për të pandehurit e laboratorit të drogës në Hasi, një nga fraksionet e dosjaes “339”.

 

Prokuroria kërkon për Gjevi Ndoka 8 vite burg, Altin Avdylaj 6.8, Esat Mehmeti 10 vite, Petrit Sulejmani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkelqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite, Hekuran Hoxha, i njohur edhe si “Roni i Shijakut” 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela nga 12 vite burg secili.

Ndërkohë për të pandehurën Anila Shuti është kërkuar që t’i pezullohet dënimi me burgim, me kusht që të mbajë kontratë me shërbimin e provës.

 

Pjesëtarët e bandës akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *