E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nga tentativa e Albanos për të dalë, deri tek eliminimi dhe raporti Albano-Baby G, analiza e opinionistëve për veprimet e fermerëve

Opinionistët e “Ferma VIP” kanë bërë analizën e tre ditëve të fundit, duke komentuar veprimet e disa prej fermerëve.

Enkel Demi u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari për tentativën e Albanos për të dalë jashtë, për të cilën ai tha:  “Trysnia që ushtrohet në këtë format, sepse edhe ditët po shkojnë dhe afër finales jemi dhe konkurrenca bëhet e pamëshirshme. Njeri kur mbyllet për ditë të tëra ka dhe momente të tilla shpërthimi”.

Reklamë

Ndërsa Sonila Meço foli për dy vajzat që janë nën ethet e nominimit, Xhesikën dhe Glorian.

“Asnjë nga vajzat nuk e ka ezauruar rrugëtimin.  Është e bukur deri në fund, kushdo që të qëndrojë i bën mirë fermës, kushdo që ikën ka bërë më të mirën në fermë”, tha Sonila Meço.

Reklamë

Ndërsa afrimiteti i Albanos dhe Baby G në sytë e Armina Mevlanit është parë kështu:

“Nuk jam e bindur nëse kjo e Albanos dhe Baby G është një reagim kundër Dijonisit që ka rihyrë apo është një histori dashurie e vërtetë sepse ne nuk e dimë kur ka nisur”./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C7e9TDQIANr/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/C7e-cX6I45w/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/C7e-NPZIABu/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Vazhdo të lexosh

Reklamë