Gjykata në Fier ka caktuar masë e sigurisë “arrest me burg” pa afat ndaj 22-vjeçarit A.K., ndërsa për nënën e tij, Q.K., 48 vjeçe, u vendos “arrest shtëpie”.

Në kuadër të operacionit antikanabis të  koduar “Laboratori”, dy ditë më parë u arrestuan në flagrance nënë e bir, banues në Mbrostar, Fier. Po ashtu, u shpallën në kërkim 2 persona të tjerë. Bëhet fjalë për A.K., banues në Mbrostar dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Ndërkohë, në banesë u gjetën 312 fidanë të dyshuar kannabis, pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj. Nga ana tjetër, u konstatua edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Për pasojë, u proceduan penalisht edhe tre elektricistë, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e A.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *