Fitorja e peste radhazi për Realin e Madridit qe ne javën e 30 fitoi 4-2 ne fushën e Leaganes duke mbajtur distancën prej 2 pikesh nga ndjekësja me e afërt Barcelona. Ne transferten e Leganes, skuadrës se Zinedin Zidan i duheshin vetëm 15 minuta per te gjetur rrjetën kur Hames Rodrigues zhbllokoi rezultatin. Tre minuta me vone Morata e beri me te lehte mbrëmjen per skuadrën e tij kur shënoi golin e dyte.

 

Ishte përsëri sulmuesi i talentuar, i cili ne minutën e 23 shënoi golin e trete per Realin. Atëherë kur dukej se kishte kapitulluar pa kushte, Leganes duket se u fut ne loje kur ne harkun kohor te dy minutave shënoi dy gola. Fillimisht Gabriel ne minutën e 32 shënoi golin e pare, ndërsa dy minuta me vone Luciano ndëshkoi përsëri portierin Navas. Por me fillimin e pjesës se dyte madrilenet mbyllen gjithçka kur Morata shënoi golin e trete personal dhe te katërtin per skuadrën e Realit te Madridit qe ka edhe një ndeshje me shume për te zhvilluar kundër Celta Vigos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *