Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e...

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, Muçi: Kush...

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja...

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve në qeli,...

Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferi

Suedia i dorëzon Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë Gripen

GJKKO cakton datën dhe orën për seancën e parë...

Shqipëria drejt BE-së, Musabelliu: Objektiv i arritshëm mbyllja e...

Inteligjenca ruse: NATO po bën “përgatitje” për një konflikt...

U plagos nga shoku me armë zjarri në kokë,...

Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare

13 Shkurt 20:20

Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të rreth 1 miliard eurove.

Deputetët nuk kanë arritur pajtueshmëri për projektligjin për buxhetin, andaj pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare, seanca është shtyrë për të hënën në orën 10:00.

Sipas projektbuxhetit, buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro.

Nga shuma totale prej 3,955,595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.

Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.

Partitë shqiptare në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e kanë kritikuar votimin e projektligjit për buxhetin, duke thënë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta lexuar gjithë dokumentin.

Sipas tyre, për disa ministri as nuk është planifikuar buxhet.

Opozita ka kërkuar tri ditë shtesë për ta shqyrtuar projektligjin, si dhe e kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të jetë prezent në sallë për të diskutuar.

Deputetët opozitarë e kanë arsyetuar mosvotimin e tyre, duke thënë se një ditë më parë e kanë mbështetur propozimin e Qeverisë për zgjatjen buxhetore për muajin mars nga buxheti i vitit të kaluar.

Kjo zgjatje ka qenë e domosdoshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera.

Ministri Murati e ka pranuar se disa ministri të reja nuk kanë buxhet, mirëpo e ka përmendur urgjencën e miratimit të projektligjit të ri dhe është zotuar se do të ketë ndryshime e rishikime të buxhetit gjatë javëve e muajve në vazhdim.

Marrëveshjet ndërkombëtare

Në nisje të seancës, deputetët janë pajtuar për një shmangie nga procedurat që parashihen nga Kuvendi për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për shkak të rëndësisë së miratimit të tyre sa më parë që është e mundur.

Marrëveshja e miratuar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian kap vlerën e 882 milionë eurove.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro 253 milionë si grant dhe 629 milionë euro në formë të kredisë që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.

Kuvendi i ka ratifikuar të dyja marrëveshjet e nevojshme për t’i siguruar fondet: atë që e mundëson paketën e planit dhe planin e reformave dhe tjetra për marrëveshjen e kredisë.

Kosova i ka ratifikuar edhe tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Afati i fundit për miratimin e një pjese të fondeve ka qenë pikërisht e premtja e 13 shkurtit.

Tri marrëveshjet parashohin programe në sfera të ndryshme:

njëra në vlerë të 90.3 milionë eurove është për financim të politikave zhvillimore, efektivitet fiskal, konkurrueshmëri dhe rritje të gjelbër,

dy tjerat, secila në vlerë në 18.6 milionë eurove parashohin forcimin e sistemit të shëndetësisë dhe edukimin në fëmijërinë e hershme, si dhe kujdesin për kapitalin njerëzor të Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se marrëveshjet me Bankën Botërore janë ndër më të favorshmet për vendin, pasi kanë normë interesi 0 për qind.

Për këto marrëveshje, dhe rrezikun e humbjes së këtyre fondeve, është folur gjithë vitin e kaluar, meqë Kosova ka qenë pa institucione funksionale për t’i çuar ato përpara.

Qeveria e re, në krye me kryeministrin Albin Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove marreveshje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e kanë vendin në burg për sa kohë nuk janë persona me rrezikshmëri

më shumë...

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, Muçi: Kush akuzohet për korrupsion, duhet ta kalojë periudhën e hetimit në paraburgim

më shumë...

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve në qeli, emërime dhe dorëheqje në disa institucione

më shumë...

Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:31

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn,...

9:28

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn,...

9:17

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga...

9:10

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve...

9:04

Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli...

8:49

Suedia i dorëzon Ukrainës 16 aeroplanë luftarakë...

8:34

GJKKO cakton datën dhe orën për seancën...

8:26

Shqipëria drejt BE-së, Musabelliu: Objektiv i arritshëm...

8:21

Inteligjenca ruse: NATO po bën “përgatitje” për...

8:03

U plagos nga shoku me armë zjarri...

7:16

Zakonet që njerëzit inteligjentë i mbajnë larg...

7:01

Mjeku i Brazilit “trondit” Ançelotin, ja çfarë...

6:57

3 gjëra që duhet të bëni për...

6:35

Netanyahu urdhëron IDF-në që të kontrollojë 70%...

6:23

Komisioni Evropian kritikon Turqinë për përjashtimin e...

5:59

Facebook, Instagram dhe WhatsApp tani ofrojnë një...

5:52

Ukraina do të blejë 20 avionë të...

5:51

35 vjetori i PS-së së Korçës, Rama:...

5:43

Koreja e Veriut: Nuk do heqim dorë...

5:30

Presidenti i KE Antonio Costa viziton Tiranën,...

Më të klikuarat

  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • DETAJET/ “Lekët ose do të vras”, 34- vjeçari i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.