Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, janë përplasur ne seance plenare për situatën kriminale ne vend, pas ngjarjeve te ditëve te fundit ne Elbasan.

 

Lulzim Basha: Shqipëria nuk do të marrë ftesë për hapjen e negociatave në fund të këtij viti. Dhe nuk do ta marrë as më vonë, nëse nuk zgjidh pengesën kryesore të integrimit: krimin dhe drogën, dhe sidomos lidhjet qeveritare të krimit dhe drogës.

 

Edi Rama: Ti e ke krimin karrige dhe këmbë të karriges tënde dhe ky është problemi. Ti nuk do të ndahesh nga kjo. Prandaj çadra vazhdon e do të vazhdojë, meqenëse të është bërë obsesion. Po harroje se do të mbetet brenda çadrës. Çadër do të të bëhet gjithë Shqipëria ty shumë shpejt.

 

Por Basha u përplas edhe me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj per ngjarjet e diteve te fundit ne Elbasan.

 

Lulzim Basha: Dhëndri i një kryebashkiaku bashkë me disa banditë, ushtron dhunë mbi policinë dhe rrezikon jetën e disa policëve. Prokuroria nis hetimet dhe urdhëron policinë të përgjojë anëtarët e bandës. Policia refuzon të zbatojë urdhrin e Prokurorisë. Pas disa ditësh, policia e mohon fare se është ushtruar dhunë dhe rrezikuar jeta e policëve.

 

Fatmir Xhafaj: Si Ministër i Brendshëm kam urdhëruar zhvillimin e një analize të plotë dhe të detajuar të situatës në këtë qytet. Kam urdhëruar drejtuesit kryesorë të hetimit në Policinë e Shtetit, të instalohen dhe fokusohen në Elbasan. Kam kërkuar të analizojnë jo thjesht dhe vetëm ngjarjen e ndodhur, sikurse është pasqyruar në media, e cila ka në vetvete problematikat e saj, por një analizë shumë më të plotë që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të situatës kriminale lidhur me këto dy grupe kriminale, ‘Çelaj’ dhe ‘Çapja’, në mos gaboj.

 

Ministri i Brendshëm ka premtuar se te gjithë përgjegjësit do te dalin para ligjit, por per opozitën lufta kundër krimit fillon nga shkarkimit i Xhafes.

 

Fatmir Xhafaj: Gjej rastin të konfirmoj qartë se çdokush që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale nuk do të mundet t’i shpëtojë përgjegjësi ligjore.

 

Lulzim Basha:

  • Largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën nga drejtimi i kuvendit dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
  • Kërko menjëherë shkarkimin e Qazim Sejdinit.

 

Sipas opozitës, qeveria mban përgjegjësi qe sot problem kryesor i shqiptareve është krimi dhe droga

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *