Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, nga emisioni i mëngjesit 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se mazhoranca është e hapur për çfarëdolloj propozimi që është në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR per reforman zgjedhore.

 

Kushi ndër të tjera ka theksuar se nuk është faji te sistemi por te sjellja e partive politike dhe mënyra se si ato respektojnë kushtetutën dhe njëra tjetrën.

 

“Ne jemi te hapur per cdo lloj teme, orientimi bazë i mazhorancës është OSBE-ODIHR, ne kemi ngritur grupe pune që do te diskutojnë per sistemin, votën e emigranteve etj, por nuk eshte problemi tek sistemi. Nese forcat politike sillen ne respekt te kushtetutes dhe njera-tjetres sistemi eshte ne rregull. Ky lloj sistemi ka sjell të mira gjatë zbatimit të tij, ka rritur përfshirjen me te madhe te grave ne politike. Nese forcat politike sillen si duhet s’do të kishte problem. Ne jemi te hapur, le ta diskutojme përsa kemi ngritur nje grup pune, dhe nëse opozita do të kete argumenta bindes, ne s’jemi kunder.

 

Gjithashtu nga 7 pa 5 në Vizion Plus deputetja e PS-së ka theksuar se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas saj fokusi kryesor I qeverisë dhe i institucioneve është zbatimi i reformave.

 

“PD dhe opozita ishte ajo që doli nga parlamenti me dëshirën e saj duke prishur kontraten me qytetarët, nuk besoj se kanë moral te kerkojnë zgjedhje te parakohshme aq më teper te dy palet e zgjedhjeve. Nuk është zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme,  pasi ne jemi ne vijim te zbatimit te reformave ate zgjedhore dhe reformes në drejtesi. Ne mes te kesaj pune intensive nuk mund te minojmë vendin dhe te shpallim zgjedhje te parakohshme. Ne nuk u trembemi zgjedhjeve. Nese ato do te ishin zgjidhje ne do i shpallnim qe neser, por nuk është momenti pasi do te cenonte proceset që ne jemi fokusuar drejt integrimit evropian.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *