Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

 

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, biseda ishte e përqendruar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit, për   cilat kryeministri Kurti   njoftoi sekretarin Cleverly .Kryeministri tha se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë.

 

Sipas Kurtit  sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

 

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike”, ka deklaruar  Kurti.

 

Ai po ashtu foli për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike.Ndërkohë më herët në një intervistë për associated press  ka akuzuar BE-në dhe SHBA-në për mbajtjen  e  njëanshmërisë në këtë situatë.Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi  përkatësisht Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak  vijnë tek ne me kërkesat e palës tjetër.- ka thene ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *