Rikthehet një nga dyshet më të suksesshme në Hollywood. Aktori Leonardo DiCaprio dhe regjisori, Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në projektin “Roosevelt”, një film biografik i dedikuar ish-presidentit amerikan, Theodore Roosevelt.

 

Filmi do të prodhohet nga “Paramount Pictures”. Roosevelt, në moshën 42-vjeçare, u bë presidenti i SHBA-së më i ri në historinë e vendit, pas vrasjes së William Mckinley. Roosevelt më pas bëri ndryshime të rëndësishme në ruajtjen e zonave natyrore, parqeve dhe pyjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *