Është gjetur e djegur makina e atentatit të kësaj të enjte ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishit dhe Julian Meçajt.
Sipas policisë makina është gjetur në flakë në autostradën Durrës-Tiranë pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ku mendohet se autorët i kanë vënë zjarrin menjëherë sapo kanë kryer atentatin.
Ndërkohë nga të shtënat me armë ndaj “Range Rover”, është plagosur kunati i Lul Berishës së bashku me Meçajn.
Informacionet bëjnë me dije se Meçaj ka marrë 3 plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë, ndërsa Plarent Dervishi një plumb në këmbë.
Gjithashtu nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë, po fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.