Një 47-vjeçar u arrestua këtë të shtunë nga Policia e Tiranës sepse akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Gjatë kontrollit në shtëpi, u vu re se ai kishte krijuar një bodrum për kultivimin e narkotikëve.

 

Atij ju gjet dhe ju sekuestrua edhe një arsenal armësh: 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *