Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka qenë në Kukës ku ka premtuar se vitet në vijim do të sjellin shumë investime në qytetin verior.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se ndërtimi i Aeroportit të ri në këtë qytet do ti japë një tjetër frymë qytetit, si dhe do të hapë shumë vende pune për banorët.

 

Ndërkohë në fjalën e tij Rama ka komentuar dhe protestuesit, kundër tij në hyrje të Pallatit të Kulturës duke i quajtur “grup zoologjik”.

 

“Më vjen keq që një pjesë e atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë takim, ishin të detyruar të rrinin jashtë për shkak të sallës  dhe të shikonin atë grupin zoologjik që ishte mbledhur në hyrje. Nuk ka problem. Kjo është pjesë e momentit ku jetojmë ku kemi një kundërshtar tejet të dëshpëruar dhe ju e dini që njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara.”

 

Gjithashtu Rama foli edhe për tarifën për Rrugën e Kombit, duke u kërkuar ndjesë banorëve të Kukësit.

 

“Projekti i Rrugës duhet çuar deri në fund. Rruga është e pa përfunduar. Ka një sërë pikash që janë problematike. Kjo është arsyeja e gjithë asaj historie që ne kaluam. Nuk është e tepër që t’u kërkoj ndjesë ju dhe banorëve për shqetësimin që krijuam përveç atyre të grupit zoologjik atje sepse besoj që ishte një situatë që duhet të ishte evituar por tani “koka e falur, nuk besoj që pritet”, dhe më mirë mos me e pre, besoj se kjo kokë (drejton gishtin nga koka e vet) do bëjë shumë gjëra për Kukësin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *