Subscribe

Alfabeti Shqip mbush sot 112 vite që nga njëhsimi dhe hartimi qe u bë me 22 nëntor 1908, në Kongresin e Manastirit. Në këtë ditë të rëndësishme, akademikë dhe studiues në Maqedoninë e Veriut risollën dhe një herë në vëmendje përpjekjet e figurave për të themeluar gjuhën shqipe.

 

Presidenti Stevo Pendarkovski ka uruar nëpërmjet një statusi ditën e Alfabetit, e cila prej 14 vitesh në Maqedoni është feste shteterore.

 

STEVO PENDAROVKSI
PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT 

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit.”

 

Edhe kryeminstri Zoran Zaev ka uruar në një postim të gjatë, ditën e gjuhës shqipe.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit  të secilit prej komuniteteve me kremtimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmojmë përkushtimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

 

 

Ndërsa në funksion të historisë dhe bashkëpunimit mes studiuesve të trevave shqipfolëse, Drejtoria e Arkivave të vendit tonë, inaguroi në Shkup sallën e studimeve të arkivit të Shqipërisë, e cila vë ne dispozicion te historianëve dhe studiuesve 300 milionë dokumente.

 

Për institucionin homolog, kjo nismë eshte vetëm fillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, e ndersa synim mbetet sigurimi i fondeve te perbashketa edhe me vendet e tjera fqinje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *