E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Sport

“Seria A”, shumë e lehtë për Inter, e mbyll ndeshjen që në pjesën e parë

Interi është rikthyer në fushë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve me një fitore bindëse.

Zikaltërit kanë mposhtur Parmën me rezultatin 3-0 në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Reklamë

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e zgjidhi praktikisht takimin që në pjesën e parë, duke shënuar tri herë dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit.

Petar Sučić zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, ndërsa Hakan Çalhanoğlu dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë, duke shndërruar në gol një penallti. Në minutën e 31-të, Marcus Thuram vulosi rezultatin e pjesës së parë me golin e tretë.

Reklamë

Në pjesën e dytë, Interi administroi avantazhin dhe ruajti portën të paprekur deri në vërshëllimën përfundimtare, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në kampionat.

Ky sukses konfirmon rikthimin pozitiv të zikaltërve pas ndërprerjes së kampionatit për angazhimet ndërkombëtare. Ndërkohë, për Parmën, kjo ndeshje shënoi debutimin e Alberto Gilardinos në pankinë, por trajneri nuk arriti ta festonte me rezultat pozitiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.