Pas publikimit të vendimit të Presidentit për të kthyer rishqyrtim në Kuvend ligjin që ndëshkon median, Ilir Meta arsyetoi se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut.

Kreu i shtetit deklaroi se do të përkrahë masat kufizuese objektive që ndihmojnë në kapërcimin e pasojave të koronavirusit.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19. Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *