Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo vazhdon të përhapet, sidomos tani që u gjet edhe një rast në qytetin Goma afër kufirit me Ruandën.

1,700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar, gjë e cila ka krijuar panic në radhët e OBSH.

Ky institucion u shpreh se ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë”.

Simptomat e virusit Ebola përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve.

Në Afrikën Perëndimore nga 2013-2016, humbën jetën 11 310 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *