Kryeprokurorja Arta Marku priti mëngjesin e kësaj të premteje ambasadorin italian Alberto Cutillo. Gjate takimit Marku u ndal tek rëndësia që ka procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë.

 

Sipas saj, “forcimi i integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme cilësore të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar”.

 

Kryeprokurorja falenderoi diplomatin italian për angazhimin e tij dhe të Italisë për nxitjen dhe kontributin në hartimin e reformës në drejtësi. Një tjetër pikë e diskutimit ishte edhe zbatimi i plotë i ligjit “për dekriminalizimin”. Ambasadori italian shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për realizimin në kohë sa më të shpejtë të procesit të verifikimit të integritetit të zyrtarëve shqiptarë.

 

Më herët Arta Marku firmosi nje tjetër emërim ne stafin e saj te ngushte. Ajo caktoi si këshilltar juridik prokurorin Besnik Cani. Më parë, Cani ka qenë drejtues në Shkodër dhe Elbasan, ndërsa aktualisht punon në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *