Protestuesit e opozitës kanë vijuar të sulmojnë godinen e kryeministrisë në zona të ndryshme të saj.

Në një kohë që Basha dhe drejtues të tjerë politik të opozitës kanë bërë disa xhiro përreth kryeministrisë, një pjesë e militanteve nuk kanë kursyer hedhjen e flakadaneve, kapsollave dhe në mënyrë të vecante bombave molotov drejt godinës.

Në mënyrë të vecante pjesa më e sulmuar ka qënë ajo nga prapa në sheshin që ndan këtë institucion me ish godinen e INSTAT.

Ndërkohe Basha I ka bërë thirrje protestuesve që të mos largohen por të vazhdojnë të qëndrojnë para kryeministrisë.

Ai ka bërë përjashtim vetëm për ata protestues që kanë qënë me agjerim dhe duhet të hapnin iftarin në orën 20:00

Basha doli per here te trete ne podium parea protestuesve duke vijuar me thirrjet “Rama Ik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *