Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të ketë vija të kuqe për çështje e emrit të Maqedonisë dhe se kjo çështje do të gjejë zgjidhje përfundimtare brenda pak muajsh. Deklaratat shefi i qeverise maqedonase i beri gjate një interviste për televizionin grek “ALFA”.

 

“Nëse duhet t i referohemi vijave te kuqe apo kufijve te kuq, nuk do te doja ta përdorja, pasi do te krijonte pengese për zgjidhjen e çështjes, do te preferoja te përdorja metoda te tjera e kështu vija e kuqe te behej një rruge e ndriçuar ne errësirë për te na drejtuar ne zgjidhjen e problemit. Për ne referenca për vijën e kuqe nuk do te jete  as shkak e as justifikim. Mendoj se zgjidhja duhet te jete e pranueshme nga te dyja vendet. nuk dua te hyj ne detaje për te mos prishur procedurën e negociatave, por jam i sigurt se zgjidhja do te vije. Te dyja palët e kemi mundësinë e zgjidhjes. Hapi i ardhshëm është te njoftohen qytetaret greke nga kryeministri Cipras dhe  qytetaret e mi nga unë, besoj se ekziston mundësia te zgjidhet brenda gjashtëmujorit te pare te vitit 2018”.

 

Zaev theksoi se duhen lënë pas paragjykimet historike për të mirën e qytetarëve te dy vendeve. I pyetur nga gazetari nëse do të ketë një referendum për çështjen e emrit kryeministri u shpreh se mbështetja e qytetareve është e rëndësishme.

 

“Çështja është shume serioze dhe me Greqinë duhet te flasim si partnere. Për mua është e rëndësishme mbështetja e qytetareve te mi dhe e opozitës. Për mua është e nevojshme te vendosim te gjithë bashke për zgjidhjen e problemit, madje  edhe për Greqinë është e vështirë por: duhet te ketë vullnet te mire nga te dyja vendet. Dëshiroj te takohem me Z. Kamenos dhe me Z. Micotakis , por natyrisht pasi me pare te jem takuar me kryeministrin Cipras  për te shqyrtuar ne cilën grade është e mundur zgjidhja e problemit”.

 

Zaev u ndal dhe tek figura e Aleksandrit të Madh duke u shprehur se ai duhet t i bashkoje dy popujt e jo t i ndaje ata. Te martën zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani do të zhvillojë një vizitë në Athinë me Ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *