Kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim deklaroi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkë në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Në një takim në SHBA me ambasadorin John Richmond, Kryemadhi bëri thirrje që partneriteti të vijojë më tej që Shqipëria të jetë një vend i sigurt.

 

 

“E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut. E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *