Subscribe

Monika Kryemadhi është takuar këtë të diel me disa nga banorët e zonës së Kombinatit, të cilët  marrin pjesë për të herë të parë në zgjedhje. Gjatë bashkëbisedimit, kryetarja e LSI-së theksoi se synimi i forcës së saj politike është rikthimi i shpresës, veçanërisht tek të rinjtë.

Ajo u ndal kryesisht tek programi, ku u shpreh se pesë prioritetet e planit të LSI-së do të ndikojnë menjëherë në ekonominë shqiptare.

“Nuk është puna jonë të merrmi me të, detyra jonë është që në 25 prill të gjithë ju që jeni votues për herë të parë, ta filloni jetën mbarë, duke votuar për veten tuaj. Ne sot bashkë me Floidën jemi gjithë ditën në takime në Kombinat dhe Astir. Ketë e kemi për të pasur më shumë takime, kontakte, por për të takuar edhe më shumë socialistë, sepse në fund të ditës ajo që është më shumë e rëndësishme është që kuptojmë se njerëzit janë të zhgënjyer, të lodhur dhe aq më shumë të rinjtë. Sot pjesa më e madhe e juaja duan të largohen për shkak të punës, punës së mirëpaguar, për shkak të mungesës së cilësisë në arsim, për shkak të mungesës së hapësirave. Ne këtë duam të bëjmë, të rikthejmë shpresën të krijojmë hapësira të reja për të rinj e të reja. Ne këtu sot jemi një numër simbolik të qytetit të nxënësit, me gjimnazistë, maturantë, votues për herë të parë të kësaj zone. Shpresojmë që pastaj të vazhdojmë me takime të tjera në Astir. Ajo që më pëlqen më shumë është energjia dhe pozitiviteti që unë gjithmonë kam gjetur në Kombinat, që kur ishte me 12 mijë votues, e tani që është me 60 mijë. Po i njëjti pozitivitet, energji, forcë dhe mendim. Takimi me profesionistët e rinj në kombinat na bëri përshtypje se ishin mbi 25 inxhinierë elektronikë që punonin në call center, sepse hapësira e punës ishte e pamundur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *