E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Prokuroria të hetojë, fakte të qarta të korrupsionit në Unazën e Re

Pas publikimit te dokumentave te reja per firmen qe ka fituar tenderin e Unazes se Madhe te kryeqytetit, Monika Kryemadhi ka dale para medias duke thene se kty project është një skenar korrupsioni.

 

Reklamë

 

Tashmë, Prokuroria ka përpara korrupsionin e tenderit, ka përpara dokumente të falsifikuara, ka përpara korrupsion në projektim, ka përpara falsifikim dokumentesh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj, për të treguar edhe njëherë që ne kemi bërë Reformë në Drejtësi. Shpërblimi i drejtë, sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare. Nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar që një projekt për një rrugë që është 2.2 kilometra dhe kushton 48 milionë euro dhe ka zero para për banorët për dëmshpërblimin e rrugëve të saj. Nuk mundet më kjo qeveri, e cila me arrogancën e saj, e cila me të gjithë fuqinë e saj e harxhon për propagandë, e harxhon për të intimiduar dhe për të kërcënuar njerëzit, nuk mund ta vazhdojë dot më gjatë.

Reklamë

 

 

Drejtuesja e LSI I bëri thirrje Prokurorisë shqiptare që të fillojë menjehere hetimin dhe të ndalojë projektin famëkeq, përçarës, diskriminues, grabitës të pronave të banorëve të unazës së Re dhe të gjithë banorëve të tjerë, të cilët kanë qenë viktima të këtyre

Vazhdo të lexosh

Reklamë