Subscribe

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani vendosi të bëjë edhe një reagim tjetër zyrtar për mediat, për videot e publikuara në “Tik Tok”.

 

Ajo shpreh keqardhjen që i janë publikuar video, sipas saj, për t’i dëmtuar imazhin.

 

Kryegjyqtarja shton se është grua dhe nënë dhe se ky sulm mund t’i ketë ardhur për këtë fakt. Kapedani garantoi se askush s’mund ta pengojë të japë drejtësi.

 

“Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës, ndihem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate. As si individ, as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nënë. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *