“Quo Vadis” u zhvendos këtë të hënë në Gjirokastër, e cila është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara, si nga vizitorët e huaj, ashtu edhe nga ata vendas.

 

Kryebashkiaku, Flamur Golemi, i cili la mandatin e deputetit për t’iu përkushtuar qytetit të gurtë, ka treguar pikat më të frekuentuara, si dhe çfarë ofron qyteti i Gjirokastrës.

 

 

Ajo që të tërheq vëmendjen është zona muzeale, të cilën, Golemi e quajti “zemra e lëvizjes ekonomike të qytetit”, e ku vuri në dukje nevojën e ndërhyrjes në disa ndërtesa.

 

“Në zonën muzeale kemi shumë ndërtesa, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje. Nuk është gjetur mundësia ligjore për t’i vënë në shfrytëzim. Këtu është zemra e lëvizjes ekonomike të qytetit.Por, shumë shpejt do të kalojmë në Këshillin Bashkiak një vendim për të gjithë ato ambiente që janë në këtë zonë dhe nuk i shfrytëzojnë, patjetër që ne do të trefishojmë taksat. Nuk do të jetë një mjet për të marrë më shumë taksa si pushtet vendor, por për ta kthyer në gjendje pune.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *