Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për...

Kryeadministratorja e AAPSK: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, instrument kundër pabarazive dhe diskriminimit

15 Dhjetor 14:00

Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në Konferencën Vjetore të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj, znj. Xhaja theksoi se viti 2025 ka qenë një vit me zhvillime pozitive për AAPSK, duke u shoqëruar me rritje të transparencës, përmirësim të procedurave dhe forcim të standardeve të llogaridhënies në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, të cilin Kryeadministratorja e cilësoi si një instrument të drejtpërdrejtë për kthimin e pasurive të paligjshme në vlerë për shoqërinë. Sipas saj, ky proces nuk përbën vetëm një mekanizëm administrativ, por një politikë me ndikim të qartë social, që kontribuon në forcimin e kohezionit social, rritjen e solidaritetit dhe mbështetjen e komuniteteve në nevojë.

“Ripërdorimi social i pasurive është mënyra se si shteti i përgjigjet padrejtësive dhe pabarazive, duke i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të interesit publik,” u shpreh znj. Xhaja, duke nënvizuar se kjo qasje ka ndikuar pozitivisht edhe në perceptimin publik ndaj AAPSK, si një institucion me rol aktiv në shërbim të shoqërisë.

Kryeadministratorja theksoi gjithashtu afrimin e agjencisë me komunitetet dhe organizatat e shoqërisë civile, duke e konsideruar komunikimin, transparencën dhe hapjen ndaj publikut si elementë kyç për ndërtimin e besimit dhe rritjen e efektivitetit institucional.

Duke folur për perspektivën e vitit 2026, znj. Xhaja bëri të ditur se AAPSK synon të forcojë më tej ndikimin social të pasurive të rikthyera në përdorim publik, të thellojë standardet e transparencës dhe të zgjerojë bashkëpunimin me aktorët që veprojnë në terren për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale.

Konferenca Vjetore e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shërbeu si një platformë dialogu dhe reflektimi mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025 dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile në luftën kundër diskriminimit.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
AAPSK konfiskime Pasuri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, ja sa do të shkojnë temperaturat

më shumë...

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën Shqipëri-Kosovë për Gjuhën dhe Letërsinë

më shumë...

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të ndryshme që zhvillojnë aftësitë krijuese

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

5:08

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama:...

4:57

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus...

4:52

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:44

E trishtë, ndahet nga jeta aktori Sotir...

4:28

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.