Subscribe

Kriza e çmimeve që ka prekur tregun, po frenon konsumin dhe investimet ndaj dhe goditja që po jep tek familjet dhe ekonomia po merr përmasa çdo ditë e më të mëdha.

 

Bazuar në këtë realitet, ekonomia shqiptare pritet të tkurret, ndërsa inflacioni do të kulmojë edhe më i lartë në 3mujorin e dytë dhe të tretë. Por pavarësisht kësaj krize, qeveria nuk pret recesion ekonomik.

 

“Sipas një skenari të parë, ne mendojmë se ekonomia nuk do të rritet me 4.2% sipas parashikimit, por do të rritet me 3.5%. Por po monitorojmë situatën dhe do kemi edhe skenarë më pesimistë. Në çdo rast çdo skenarë pesimist ne parashikojmë rritje të ekonomisë.”- u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

 

Rishikimi që ju bë buxhetit në funksion të krizë së çmimeve, bëri që të anulohen 10 mld lekë investime, që sipas ministres nuk ishin prokuruar ende. Ndërsa po kalkulohet cili do të jetë efekti i shtrenjtimi të çmimeve për kontratat e lidhura.

 

“Të gjitha ministritë e linjës kanë nisur një proces verifikimi lidhur me kostot e shtuara ndaj të gjithë atyre investimeve që janë të prokuruara dhe që janë lidhur kontratat. në varësi të këtij konkluzioni ne do të marrim dhe masat përkatëse. Nuk do të lejojmë që të ndërpriten investime e rëndësishme publike.”

 

Komisioni i ekonomisë miratoi aktin normativ, i cili parashikon një shkurtim të shpenzimeve me 16 mld lekë dhe miratimin e paketës së rezistencës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *