Koordinatorja e Partisë Demokratike në Korçë, Sorina Koti deklaroi se mijëra biznese nuk arritën të gjeneronin të ardhurat gjatë 2-3 muajve të verës, edhe pse ishin lejuar që ta ushtroinin aktivitetin e tyre sipas protokoleve të sigurisë.

Gjatë një deklarate për mediat, ajo theksoi se Shqiperia është i vetmi vend në rajon, ku biznesi nuk pati ndihmë financiare për të përballuar krizën. Sipas saj, qeveria ndaloi çdo aktivitet, ku bizneset e sherbimeve mund te rikuperonin dicka nga humbjet e fillimit te pandemise.

“Pervec kesaj, klientelizmi nuk u zhduk as ne kete periudhe, ku biznese afer qeverise vazhdonin aktivitetin normalisht, ndersa pjesa tjeter u zhyt ne borxhe dhe u shkaterrua me gjoba. Shqiperia mbeti i vetmi vend ne Rajon, ku biznesi nuk pati ndihme financiare per te perballuar krizen.  Dhe jo vetem nuk u ndihmua, por u terrorizua deri ne ekstrem. Biznesi shqiptar, dhe kryesisht sektori i turizmit dhe lokalet e sherbimeve (dasmave) kane 5 muaj pa asnje te ardhur, pa asnje lehtesim nga ana e qeverise dhe pushtetit vendor. Bashkia Korce u be pale me qeverine dhe nuk u doli ne krah bizneseve. Asnje lehtesim per taksat dhe tarifat vendore per bizneset e prekura dhe te mbyllura. Edhe pse bizneset kane reaguar dhe kane kerkuar pezullim te detyrimeve per muajt pa aktivitet, asnje pergjigje pozitive nuk kane marre nga Bashkia. Qeveria dhe Bashkia jane bere bashke per shkaterrimin e plote te biznesit ne Korce.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *