Politologu Ermal Hasimja vlerëson se kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të mundet të ndalë nismën e Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që synon edhe shkarkimin e tij.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, analisti teksa fliste për përplasjet e forta në Partinë Demokratike, u shpreh se PD nuk ka qenë kurrë më e përçarë se sot, duke e konsideruar “luftën” mes Berishës e Bashës, një “betejë për jetë a vdekje”.

 

“Që Basha mund ta ndalë mbledhjen e Kuvendit, duket e vështirë, sepse duket që Berisha ka shumë mbështetës në bazë.  Është një situatë e sikletshme. Çdo vendim që do të merrte Basha ose Berisha, nuk do të ishte plotësisht i ndershëm dhe i vërtetë…PD, vështirë se çahet më tepër sesa kaq, nuk ka qenë më e përçarë sesa kaq. Edhe në rastet e mëparshme, konfliktet brenda partisë janë zgjidhur. Në rastin konkret, Basha apo Berisha nuk mund të dalin jashtë PD dhe të krijojnë një parti të re. Është një betejë për jetë a vdekje, e që nuk mund të përmbyllet me një divorc të lumtur. Ndoshta ka edhe një skenar që ky konflikt ta shkund PD-në dhe të ringjallë të gjithë energjitë opozitare për t’u bashkuar drejt një lidershipi të ri. Aktualisht, opozita nuk është në lojë, por po merret me punët e veta. Në radhë të parë, çdo demokrat e ka mendjen se çfarë do të ndodhë me PD-në, kush do ta udhëheqë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *