Kandidatja e vetme për për postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është Kristalina Georgieva, nga Bullgaria.

 

Udhëheqësja e deritanishme, Christine Lagarde, ka dhënë dorëheqje nga posti për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane.

 

Georgieva ka shërbyer nga viti 2017 si zyrtare kryesore ekzekutive në Bankën Botërore. FMN-ja synon të emërojë pasardhësen e Lagardes deri më 4 tetor.

 

Lagarde do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefes së FMN-së të enjten. Që nga formimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, FMN-ja gjithmonë është drejtuar nga një shtetas evropian, ndërsa Banka Botërore nga një shtetas amerikan.

 

Muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lobuar me sukses për emërimin e David Malpassit në krye të Bankës Botërore.

 

Malpass ka shërbyer në administratën Trump si zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit. Përveç shërbimit në Bankën Botërore, Georgieva, 66 vjeçe, ka shërbyer më herët edhe si komisionare e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *