Seanca e parë e gjykimit ndaj Klement Balilit do të zhvillohet më datë 25 shkurt ora 10:00.

 

Data e seancës u vendos këtë të premte nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj, Ardit Mustafai dhe Liliana Baku.

 

Ndaj Klement Balilit rëndojnë katër akuza si ajo e trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar criminal, mosdeklarimit të pasurisë dhe pastrimit të parave.

 

Në seancën e zhvilluar pak ditë më parë, Balili përmes avokatit të tij mbrojtës, Theodori Sollaku kërkoi gjykim të shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *