Nje ngjarje e rende eshte regjistruar paraditen e kesaj te shtune ne fshatin Grekan te Gramshit.
Policia e ketij komisariati ka bere te ditur se shtetasi me iniciale Alvin Hysa ka vrare duke mbytur me duar brenda ne banese, bashkeshorten e tij Gurije Hysa 32 vjece.
Menjehere pas ngjarjes dhe njoftimit te marre uniformat blu kane bere te mundur arrestimin e autorit te krimit, Alvin Hysa i cili u kap ne flagrance brenda ne banese.
Policia e Gramshit tha se ende jane te paqarta motivet qe cuan 35 vjecarin ne vrasjen e gruas se tij.