Në zonën e Kune Vainit, në Shëngjin u mbollën këtë të hënë 5000 pemë të reja.

 

Pemët u mbollën në kuadër të aktivitetit “Krijo oksigjenin tënd”, të inicuar nga Ministria e Mjedisit.

 

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri Blendi Klosi, I cili gjatë fjalës së tij theksoi se janë përcaktuar 100 fshatra që do të marrin investime nga qeveria. Teksa e vlerësoi zonën si një pasuri kombëtare, Klosi tha se këto pemë do e pasurojnë atë akoma dhe më shumë.

 

“Jemi në zonë të vecantë jo vetëm të Lezhës por të gjithë Shqipërisë, në zonën e Shëngjinit ku realisht kemi një potencial të jashtëzakonshëm turistik të kombinuar me bukuritë e natyrës. Ne e kemi përcaktuar si një nga 100 fshatrat dhe brenda projektit, edhe këtu në zonën e Kune Vainit ne do të marrim investime të caktuara. Jemi këtu për të diskutuar për 3 ndërhyrje shumë të rëndësishme që kemi zhvilluar. Para disa muajsh ishim këtu ku diskutuam fillimin e ndërhyrjeve, sot kemi 3 gjëra të realizuara, shumë të rëndësishme për jetën e kësaj lagune. E para, ndërhyrja në kanali 800 metra që furnizon me ujë të gjithë lagunën nga deti ishte një kërkesë e vjetër e ambjentalistëve e cila u realizua falë edhe projektit të përbashkët të mbështetur nga UNEP ku është bërë një punë e madhe por që duhet të vazhdojë për të krijuar akses lagunës në det e kjo do të ndihmojë shumë habitatin e kësaj zone. E dyta shumë e rëndësishme është ndërhyrja në duna, është punuar në 13 mijë metra katrorë për të krijuar ato duna që sic e tha edhe profesori arritën ta shpëtonin nga një përplasje me natyrën  vetëm para dy ditësh por që do të donim shumë që të investoheshin edhe në vazhdim që të jenë mbrojtje e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare. Dhe e treta që duam të diskutojmë sot është mbjellja e mbi 7 mijë ha me kontributet e AKZM mbështetur nga UNEP dhe sot kemi ardhur këtu me nxënësit e shkollave për ta vazhduar atë aksion dhe në kuadër të fushatës sonë Krijooksigjenin tënd ne sot do të mbjellim mbi 5 mijë pemë të cilat në këto kohë do t’i shërbejnë shumë momentit por do të jenë edhe për perspektivën e kësaj zone duke shtuar kështu një ndërhyje të plotë të kësaj pasurie kombëtare por që është vetëm fillimi i shfrytëzimit të vërtetë turistik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *