Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për të mbajtur zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, lideri demokrat tha se diçka e tillë duhet për të penguar shkatërrimin e procesit zgjedhor.

 

“Rregullat e lojës të jenë të barabarta për të gjithë. Që këto rregulla loje të zbatohen, të kemi një arbitër të panashëm dhe jo një qeveri, e cila, për hir të pushtetit apo aferave, në të cilat është zhytur, është gati të shkatërrojë procesin zgjedhor, vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Për këtë arsye, ne i qendrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa këtë kryeministër, sepse, në fund të fundit, është ky kryeministër dhe kjo qeveri që kanë vjedhur zgjedhjet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *