Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ishte në Washington ku u takua me homologun e  tij amerikan, Gene Dodaro.

 

Leskaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012. Ai informoi kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH-së gjatë viteve 2012 – 2018.

 

Leskaj vuri ne dukje ligjin e ri integral te institucionit te vitit 2014,  qe eshte në përputhje me standardet me te larta.

 

KLSH sipas tij eshte përqëndruar tek auditimi i performancës, ndersa ka bere 300 kallzime penale në 7 vjet, ose një kallezim në javë, dy herë më shumë se periudha 2004-2011.

 

Po ashtu, Kontrolli i Larte i Shtetit ka investuar tek auditimet e teknologjisë së informacionit, etj.

 

Në fjalën e tij, zyrtari i larte amerikan Dodaro vlerësoi punën e kryetarit të KLSH-së në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *