Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ben thirrje partive te dorëzojnë ne kohe, raportet financiare vjetore. Ky institucion u kujton te gjitha subjekteve politike se afati i fundit është data 31 mars.

 

“Në zbatim të nenit 15/2, neni 23, të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, si dhe akteve të miratuara nga KQZ,  ju kujtojmë  partive politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2016, jo më vonë se data 31.03.2017.

Sipas ligjit “Për Partitë Politike”,  partitë politike, dorëzojnë raportet financiare vjetore një herë në vit pranë KQZ  dhe  duhet të jenë sipas regullave për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike, si edhe duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për:

  1. a) burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
  2. b) shpenzimet
  3. c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.

Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës për financat e partive politike, sipas formateve të standardizuara për raportimet financiare vjetore të miratuara me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *