Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat, ju rikujton operatorëve radiotelevizive, detyrimin që ju lind nga Kodi Zgjedhor për dorëzimin në KQZ, të tarifave zyrtare për transmetimin e reklamave politike gjatë fushatës zgjedhore.

 

KQZ shpjegon se “Në bazë të nenit 84 pika 5 e Kodit Zgjedhor, Operatorët Radiotelevizivë detyrohen të dorëzojnë në KQZ, 5 ditë përpara fillimit të fushatës,  tarifat për çdo segment kohor transmetimi”.

 

“Tarifat zyrtare që do të dorëzohen nga operatorët Radiotelevizive, do publikohen në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, www.cec.org.al. Ju lutem këtë email ta përcillni në drejtoritë e marketingut të mediave tuaja, në mënyrë që të sillni në KQZ tarifat zyrtare sa më shpejt”, thuhej në njoftimin e KQZ-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *