Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari nuk ka lënë pa komentuar shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në  në deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Hajdari u shpreh se pavarësisht vendimit të KPK-së për të shkarkuar të ëmën si gjyqtare të Apelit, ajo ende beson tek Reforma në Drejtësi dhe shprehet se do të vijojë me këtë bindje.

“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur si ujqër në fyt dhe thonë që unë u futa në Kuvend për të mbrojtur time më. Unë besoj tek Reforma në Drejtësi, kur e them për time më unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”, tha Rudina Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *