I veshur me uniformën e forcave speciale greke dhe nën shoqërinë e aktivistëve ekstremistë të Vorio Epirit. Këto janë gjithçka që gjen në faqen e 35 vjecarit Kostandinos Kaçifa në Facebook.

 

Në rrjetet sociale ai shkruante shpesh mesazhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Nga statuset në profilin e tij në Facebook, i riu grek shfaqet radikal në qëndrimin e tij ndaj shtetit shqiptar.

 

I tillë është edhe statusi i datës 23, ku duket se 35 vjecari ka paralajmëruar ngjarjen e rëndë të ditës së sotme.

 

“Rama dhe Cipras bejne plane pa nikoqirët: për një gjë të jeni të sigurt: rinia e Vorio Epirit nuk do të të bëjë sehir. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë: grek ose vdekje.

 

Në të njërën ditë, por pak orë më vonë si shkruan një tjetër stus të cilin e shoqëron me një video ku shkruan:

 

Nga kockat e grekeve te shenjta. Diçka duhet te bejme per fëmijët greke te skllavëruar te Vorio Epirit.

 

Kostandinos Kaçifa ishte i divorcuar dhe prej vitesh jetonte në Greqi. Ai kishte pak ditë që kishte hyrë në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *