Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 December 2025
Vizion fokus

Kaosi në Parlament, gazetari zbulon “strategjinë” e opozitës

Dhuna në Kuvend, Lita: Skenë e përsëritur, do të...

Dhuna në Kuvend, Kapri: Sjellja e kolegëve të opozitës...

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës i shërben...

Pasi e akuzoi se Suel Çela i organizoi takimin...

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë,...

Putin ashpërson gjuhën: Nëse Evropa kërkon luftë, ne jemi...

Kancelari Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të...

Pa prezencën e Veliajt, Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e...

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta...

Kosova nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve të artilerisë ‘HUMVEE Hawkeye’ nga prodhuesi amerikan

17 Dhjetor 13:45

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, njoftoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një shkrim në Facebook, Maqedonci theksoi se “me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”.

Ai e vlerësoi marrëveshjen si hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe ndërvepruese me aleatët strategjikë të vendit.

Prodhuesi amerikan tha në një njoftim në uebsajtin e vet se Kosova pritet t’i pranojë sistemet e para brenda dy vjetëve të ardhshme.

Përveç sistemeve së artilerisë lëvizëse HUMAVEE Hawkeye, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset gjithashtu me ambulanca, kamionë komandimi dhe kontrolli, si dhe kamionë të tjerë mbështetës, të cilët mundësojnë funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe vendosjen e kapaciteteve të qitjes indirekte, sipas kontratës trivjeçare.

“Jemi krenarë të njoftojmë shitjen e suksesshme të HUMVEE Hawkeye Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake”, tha John Chadbourne, zëvendëspresident ekzekutiv për Zhvillim Biznesi në AM General.

HUMVEE Hawkeye është i pajisur me teknologjinë Soft Recoil, e cila mundëson integrimin e një topi 105 mm mbi platformën e fortë dhe të dëshmuar në fushëbetejë HUMVEE. Kjo lejon vendosjen, qitjen dhe zhvendosjen e sistemit në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën ndaj zjarrit kundërbaterik krahasuar me sistemet e tërhequra tradicionale.

Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë.

Kjo nuk është hera e parë që ajo nënshkruan kontratë me AM General, pasi më 2018, në Kosovë mbërritën 51 automjete ushtarake amerikane, të tipit Humvee.

Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila ngul këmbë që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile

Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
'HUMVEE Hawkeye' Amerikë kosove SHBA

Nga e njëjta kategori

Kaosi në Parlament, gazetari zbulon “strategjinë” e opozitës

më shumë...

Dhuna në Kuvend, Lita: Skenë e përsëritur, do të agravohet edhe më shumë ditët në vijim

më shumë...

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet për disa viktima

më shumë...

Putin ashpërson gjuhën: Nëse Evropa kërkon luftë, ne jemi gati

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

9:35

Kaosi në Parlament, gazetari zbulon “strategjinë” e...

9:26

Dhuna në Kuvend, Lita: Skenë e përsëritur,...

9:23

Dhuna në Kuvend, Kapri: Sjellja e kolegëve...

8:58

Nga qumështi te vezët, ja cilat janë...

8:38

Kaosi në Parlament, Mërtiri: Sjellja e opozitës...

7:45

Pasi e akuzoi se Suel Çela i...

6:42

Kafeja me stomak bosh, e dëmshme apo...

6:36

VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset...

6:28

Putin ashpërson gjuhën: Nëse Evropa kërkon luftë,...

6:26

Kancelari Merz do lejojë përdorimin e aseteve...

6:17

Përfundon procesi për masat e AKSHI-t, “arrest...

5:55

Krishtlindje magjike! 4 ide për një tryezë...

5:33

Pa prezencën e Veliajt, Këshilli Bashkiak miraton...

5:13

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese,...

4:50

Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi

4:48

“Vijojmë punën …”, Rama poston tjetër video...

4:41

Parashikimi i motit për ditën e premte

4:11

Lulja e Krishtlindjeve, ja si të kujdeseni...

3:53

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat...

3:48

Ushqimet që duhet të hani para, gjatë...

Më të klikuarat

  • “51-vjeçarja shtatzënë”, gjinekologu tregon rast...
  • E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në...
  • Hëna e Re nesër “ndryshon lojën”! Parashikimi i Horoskopit s...
  • VIDEO/ Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, rap...
  • U godit me thikë në fyt, reagimi prekës i vëllait të 23-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.