E martë, 13 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhuna në Kuvend, Lita: Skenë e përsëritur, do të agravohet edhe më shumë ditët në vijim

Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si sjellje të përsëritur atë që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës u përplasën me Gardën.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Lita tha se sot u konkretizua thirrja e vazhdueshme që ishte bërë në Këshillin Kombëtar.

Reklamë

Sipas tij, kjo sjellje bëhet për të mbajtur të karikuar qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Sjellja e sotme e opozitës?

Lita: Mendoj se kemi konkretizim. Nëse flasim vetëm për ditën e sotme, është një film i parë nga legjislatura e mëparshme. PD premtonte revolucion dhe ndizte zjarre. Është një film i parë forma e agresivitetit. Por mendoj se kemi të bëjmë me një konkretizim në atë që u tha në Këshillin Kombëtar. Sot kishin shkrepur edhe fishekzjarre në xhep. Nuk shkohet me qëllim për t’u përballur me Gardën. Mendoj se kjo do të jetë në rritje për të mbajtur nën tension situatën gjatë gjithë këtyre ditëve. Pra, gjatë gjithë këtyre ditëve kemi lajme nga SPAK dhe nga politika. Ka zier qyteti i Tiranës për t’i mbajtur të karikuar të gjitha këto. Sot po shikoja mediat kombëtare, të cilat kishin publikuar një video ku thuhej se Parlamenti shqiptar ishte nën zjarr.

Vazhdo të lexosh

Reklamë