Te pakten 41 te vdekur dhe mbi 1300 tye infektuar.

Keto jane pasojat e deritanishme te koronavirusit të ri në Kine.

Situata nga virusi ne fjale po behet vertet alarmante ne Kine.

Qeveria kineze ka izoluar ne total 13 qytete ndërsa ka vënë postoblloqe në një hap të papaparë për të frenuar virusin, i cili është përhapur në disa shtete, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara.

Turqia filloi të premten të kontrollojë pasagjerët në të gjitha fluturimet nga Kina duke përdorur kamera termike.

Autoritetet lokale në qytetit kinez Wuhan, ku besohet se ka origjinën koronavirusi, thanë të premten se qyteti po ndërton një spital të ri me 1 mijë shtretër, i cili pritet të përfundojë me 3 shkurt.

Qyteti Wuhan, nga ku besohet se “lindi” koronavirusi eshte izoluar i gjithi dhe 450 mjek po i vijne ne ndihme te prekurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *