Pavarësisht se ka një rënie të dukshme të rasteve të reja në Kinë, koronavirusi vijon të infektojë njerëz. Në 24 orët e fundit, Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, janë regjistruar edhe pesë raste të tjera. Lajmi i mirë është se nuk ka asnjë viktimë.

Nga rastet e reja, një ishte importuar dhe katër ishin infeksione lokale të zbuluara në Jilin, një provincë verilindore ku disa transmetime të reja lokale kanë ngritur frikën e një valë të dytë.

Kina deri tani ka raportuar zyrtarisht 82.965 të infektuar. Nga këto, 78.244 janë shëruar, duke lënë vetëm 87 raste aktive.

Ekzistojnë gjithashtu 368 pacientë asimptomatikë nën vëzhgimin mjekësor; këto llogariten veçmas nga rastet e konfirmuara simptomatike.

Ndërsa numri i të vdekurve qysh prej nisjes së pandemisë është 4.634.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *