Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar pothuajse 200 mutacione gjenetike të virusit COVID-19 duke shtuar të dhënat mbi mënyrën se si SARS-CoV-2, po përshtatet ndërsa përhapet nga një person tek tjetri.

“Këto mutacione në parim nuk janë diçka nga të cilat duhet të keni frikë. Viruset ndryshojnë, evoluojnë dhe shumica nga këto ndryshime janë absolutisht neutrale.”-sqarojnë ekspertët.

Ndërkohë Britania e Madhe, vendi më i goditur tashmë nga pandemia në kontinent, pritet të fillojë lehtësimin e masave kufizuese këtë të hënë.

Kryeministri Boris Johnson konfirmoi se kopshtet do të hapen, po ashtu edhe disa biznese të vogla. Udhëtimet në fshat, shëtitjet në park dhe sportet në natyrë gjithashtu do të rinisin.

Gjermania ka pezulluar tashmë kufizimet drastike pas presioneve të shtuara në vend për rihapjen e ekonomisë. Në takimin me krerët e landeve kancelarja Angela Merkel kërkoi një plan më të rreptë në rast se rikthehen më shumë raste infeksionesh.

“Gjermania e ka kaluar fazën e parë të pandemisë, por ne akoma do të përballemi me këtë virus për një kohë të gjatë. E kemi arritur qëllimin tonë për të ngadalësuar përhapjen, kjo është arsyeja pse lehtësuam masat. Sidoqoftë, tani fillon testi i vërtetë për gjermanët, duhet të jemi të përgjegjshëm, të mbajmë distancë, maska dhe të kujdesemi për veten dhe të tjerët. Virusi mbetet mes nesh.”

Edhe Bundesliga do të rikthehet 15 maj.

Në Itali për herë të parë, numri i pacientëve të shëruar i ka kaluar rastet aktive me koronavirus.

Vendi po vijon me zbatimin e okanit të rihapjes graduale. Edhe në Francë do të nisë lehtësimi i kufizimeve nga data 18 maj.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *