E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, qindra shkelje në 48 orë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore dhe dytësore të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 48 orëve të fundit:

Reklamë

-u konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative;

-u arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës.

Reklamë

Ndër masat e vëna:

-85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;

-179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;

-260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë