Gjermania do të ofrojë 11 milionë euro për fazën e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Ministri i Jashtëm, Federal Heiko Maas u shpreh në Konferencën e Donatorëve në Bruksel se Shqipëria ka nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte, ndërsa theksoi se ata ofruan menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike.

 

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, tha Heiko Maas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *