Pavarësisht mungesës se opozitës, komisioni i reformës ne drejtësi ka vazhduar te zbatoje kalendarin e përcaktuar me herët, duke filluar miratimin nen per nen te projektligjit per Gjykatën Kushtetuese.
Ky draft eshte i pari nga 7 projektligjet qe duhen miratuar per te vene ne zbatim reformën ne drejtësi. Pas miratimit te projektligjit per Gjykatën Kushtetuese, te premten, komisioni do nise diskutimin projekt ligji per organizimin e pushtetit gjyqësor. Nga ana tjetër, opozita ka vijuar bojkotin duke kërkuar qe me pare te mbyllen negociatat mes paleve per çështjen e vendeve te rezervuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *