E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike ka shfuqizuar vendimin e Gazment Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

Reklamë

Komisioni i Etikës u mblodh me kërkesën e Sekretarit Ligjor të Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

Reklamë

Më herët, Bardhi deklaroi se Komisioni i Etikës në PD nuk ekziston, si dhe shprehu zhgënjim për ata deputetë që mbështetën Lulzim Bashën.

 

Bardhi kërkoi thirrjen e Këshillit Kombëtar, pas kërkesës së disa deputetëve, të cilët kërkonin pengimin e kandidimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

 

Kryesia e PD gjithashtu kërkoi që “vula” t’i kalohej Sekretarit Ligjor të Partisë Demokratike, Indrit Sefa dhe jo sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë